Metro

Prishtina e para për nga numri i rasteve aktive me koronavirus

 

Prishtina është komuna me më së shumti raste aktive në nivel vendi. Aktualisht, MSH-ja njofton se në kryeqytet janë 453 raste aktive, pasuar nga Ferizaj me 224, Gjilani 197, Gjakova 152, Peja 120, Podujeva 119, Fushë-Kosovë 107 e të tjera.

MSH-ja të hënën ka regjistruar 262 raste pozitive me COVID-19 dhe 8 persona të shëruar.