Arbëri

Mbi 170 mijë qytetarë kanë marrë dy dozat e vaksinës

Mbi 170 mijë qytetarë kanë marrë dy dozat e vaksinës anti-COVID në bazë të të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, në mëngjesin e së martës.

Nga totali i 506 mijë e 133 dozave të administruara deri tash, 171 mijë e 125 është numri i qytetarëve që kanë marrë të dy dozat ndërsa 163 mijë e 883 është numri i qytetarëve që deri tash ka marrë vetëm dozën e parë të vaksinës anti-COVID.

Deri në orën 08:00, të martën, në Kosovë janë dhënë 794 doza të vaksinës, ndërsa në total janë 16 mijë e 120 termine për sot.

Grupmosha 61-80-vjeçare mbetet më e vaksinuara në vend me rreth 190 mijë doza të marra deri tash. Pason grupmosha 41-60-vjeçare me rreth 165 mijë doza, e ndjekur nga grupmosha 21-40-vjeçare me 120 mijë doza.

Pas shtimit të rasteve ditëve të fundit, në vend janë aktualisht 2158 raste aktive me COVID-19.