Arbëri

130 raste aktive me COVID-19 në Prishtinë

Descriptive Text

Prishtina është komuna me më së shumti raste aktive me COVID-19 në nivel vendi.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se aktualisht në Prishtinë janë 130 raste aktive, pasuar nga Ferizaj me 65, Gjilani 64, Gjakova 46, Mitrovica 33 , Podujeva 30, Prizreni 27 e të tjera.

Sipas MSH-së, në 24 orët e fundit janë regjistruar 48 raste pozitive me COVID-19, 5 të shëruar dhe janë kryer 2.288 testime.