(Ekonomia Online) - Komuna e Prishtinës dhe UNDP-ja kanë nënshkruar marrëveshjen për restaurimin e Sahat Kullës, raporton Ekonomia Online.
Përfaqësuesja rezidente e UNDP-së në Kosovë, Maria Suokko, tha se synimi i kësaj marrëveshjeje është ruajtja e trashëgimisë kulturore dhe se do të investohet edhe më tej në projekte të tilla.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Jam e nderuar që gjendem në një vend kaq të rëndësishëm. Ju përgëzojë për punën dhe bashkëpunimin për restaurimin e Sahat Kullës. Ky projekt ka synim ruajtjen e trashëgimisë dhe do të bëhen edhe restaurime të tjera në pjesë të Kosovës. E di që Sahat Kulla përfaqëson histori dhe kulturë për Prishtinën, është shembull i arkitekturës dhe duhet ta kuptojmë se sa e rëndësishme është ruajtja e këtyre objekteve. Jam e lumtur që po kontribuojmë në këtë projekt”, tha Suokko.,
Drejtori i Kulturës në komunë e Prishtinës, Adrian Berisha tha se ky projekt do të kushtojë 120 mijë euro, ku 70 mijë janë investim nga komuna dhe 50 mijë nga UNDP-ja, raporton EO.
“Me fol për Sahat Kullën kam shumë për të thënë por më në fund po shohim Sahat Kullë që po fillojnë me i funksionuar akrepat e saj. Projekti financohet në vlerën 120 mijë euro, dhe vlera që e marrim nga komuna është 70 mijë euro të tjerat nga UNDP-ja”, tha Berisha.