Komuna e Prishtinës ka njoftuar se të hënën nga ora 19:00 do të ndizen dritat e “Sahat Kullës”.
Monumenti në Prishtinë i ishte nënshtruar një restaurimi. Restaurimi ishte realizuar në bashkëpunim mes Komunës së Prishtinës, me Unionin Evropian dhe me UNDP Kosovën.
"Sahat Kulla ruan shumë vlera të trashëgimisë dhe histori shumë dekadash, por për një kohë të gjatë i është dashur funksionalizimi për t’u shndërruar kështu në një nga pikat qendrore turistike të pjesës së vjetër të Kryeqytetit. Që disa muaj me radhë, Sahat Kulla i është nënshtruar disa ndërhyrjeve të jashtme dhe të brendshme për të parë më në fund rilindjen e saj. Restaurimi i këtij objekti historik është realizuar në bashkëpunim me Unionin Evropian dhe UNDP Kosovë e tashmë është gati të presë të gjithë vizitorët e interesuar pasi të gjitha punimet kanë përfunduar”, thuhet nga Komuna e Prishtinës. “Kryetari i Kryeqytetit z. Përparim Rama, bashkë me ekipin e tij, dhe Niels Knudsen, Zëvendës Përfaqësues i Përhershëm, UNDP Kosovë do ta vizitojnë objektin duke filluar nga ora 19:00, me ç’rast Kryetari Rama dhe z. Knudsen do të mbajnë një fjalë rasti”.