Metro

Pas raportimit të KOHËS, Komuna e Prishtinës nis heqjen e Arrës së Hindit

 

Pak pasi emisioni 038 në KTV raportoi për alarmin e ekspertëve lidhur me Arrën e Hindit, Komuna e Prishtinës ka nisur të bëjë eliminimin e drurit të dëmshëm.

Të martën, Komuna ka njoftuar se në një ishull në mes të rrugës “Agim Ramadani” ka hequr një arrë të tillë.