Arbëri

14 raste aktive me koronavirus në Prishtinë

Prishtina është komuna e gjashtë për nga numri i rasteve aktive me koronavirus. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se aktualisht janë 14 raste aktive, derisa komuna me më së shumti raste të tilla është Gjilani, me 40.

MSH-ja të dielën ka regjistruar 1 rast të vdekjes nga COVID-19, në Kosovë, 14 persona pozitivë dhe 12 pacientë të shëruar.

Që nga fillimi i pandemisë, në Kosovë janë infektuar me koronavirus 107.739 persona, kanë vdekur 2.258 dhe janë shëruar 105.310 pacientë.