Arbëri

Prishtina e katërta për nga numri i rasteve aktive me COVID-19

Pas një kohe shumë të gjatë, Prishtina është renditur në vendin e katërt për nga numri i rasteve aktive me COVID-19.

Që pothuajse nga fillimi i pandemisë, kryeqyteti është renditur i pari për nga numri i rasteve me COVID-19 duke bërë kështu që edhe numri i rasteve aktive të jetë vazhdimisht më i madhi krahasuar me qytetet tjera.

Para Prishtinës renditen tri qytete tjera. Prizreni prin me 30 raste aktive, Mitrovica me 28, Ferizaj me 25 dhe Prishtina me 17 raste.

Që nga fillimi i pandemisë janë konfirmuar 107.610 të infektuar, me 2.250 vdekje. Ndërkaq janë shëruar 105.174 persona. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë kësaj kohe janë kryer 648.333 testime.