Arbëri

Në Prishtinë janë 57 raste aktive me koronavirus

Në Komunën e Prishtinës ka rënë numri i të infektuarve me koronavirus, siç ka rënë edhe në gjithë Kosovën. Këtë e ka konfirmuar për Ekonomia Online, nënkryetari i Prishtinës, Muhedin Nushi.

Nushi ka thënë se në Prishtinë janë aktualisht 57 raste aktive me koronavirus.

“Gjithçka është nën kontroll dhe qe një muaj ditë e kemi dukshëm rënien e numrit të të infektuarve. Aktualisht aktiv në komunë të Prishtinës i kemi vetëm 57 persona dhe nëse vazhdon ky trend po shpresojmë që shumë shpejt mund të vijmë ne si komunë dhe Kosova në një numër jashtëzakonisht të ulët. Nuk kemi raste të rënda. Çdo ditë kontaktohet të gjithë ata që janë të infektuar. Javën e fundit numri më i madh i të infektuarve ka qenë 11. Edhe rastet e vdekjeve nuk kemi pasur në Prishtinë përveç një rasti. Po shpresojmë që deri në fund të këtij muaji nëse vazhdon me këtë trend të mos kemi asnjë të infektuar në komunë të Prishtinës”, tha Nushi./EO