“KRU Prishtina” ka njoftuar se të hënën një pjesë e Prishtinës mund të mbetet pa ujë të pijshëm për shkak të punimeve elektrike nga KEDS-i.
“Të nderuar konsumatorë, ju njoftojmë se gjatë ditës së nesërme 7 qershor 2021, e hënë KEDS-i përmes kontraktorit të tyre ka planifikuar punime teknike, konkretisht implementim të punimeve elektrike në stacionin e pompave në Mirëditë. Punimet do zgjasin nga ora 09:00- 18:00”, thuhet në njoftimin e “KRU Prishtina”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoZonat që mund të preket nga këto punime janë, lagjet "Taslixhe", "Mati", " Sofalia", "Zllatari", "Zona Qendër’’ dhe një pjesë e banesave të bardha të lagjes ‘’Bregu i Diellit’’, rruga e "Bledit" dhe rruga "Isa Kastrati", në Prishtinë.