Arbëri

Ahmeti: Komuna e Prishtinës ka paguar rreth 1 milion euro për qytetarët e prekur nga COVID-19

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka treguar se Komuna e Prishtinës ka paguar rreth 1 milion euro për shpenzimet mjekësore për qytetarët prishtinas të prekur nga COVID-19.

50 euro janë paguar për secilin qytetar nën moshën 65-vjeçare dhe 100 për pensionistët. Në total janë bërë pagesat për rreth 20 mijë qytetarë.

“Deri më sot, Komuna e Prishtinës ka paguar rreth 1 milion euro për qytetarët e saj të prekur nga Covid për shpenzimet mjekësore - 50 për secilin qytetar nën 65, 100 për pensionistet. Rreth 20 mijë qytetarë!”- ka shkruar Ahmeti në Facebook.