Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mbyllet “Gropa Shpend Ahmeti”

Një ditë pasi mori çmimin si gropa më e madhe në Prishtinë, Komuna e Prishtinës u vu në aksion për mbylljen e saj në rrugën "Haxhi Zeka". Emisioni 038 në KTV dha çmim për gropën më të madhe në kryeqytet, ku fitues i katër gomave u bë qytetari Dardan Gashi. Në pamje shihet ku është mbyllur gropa dhe rregulluar puseta.

Gara ishte nisur me qëllim të ngritjes së vetëdijes për siguri më të madhe dhe të kërkohet më shumë përgjegjësi nga Komuna e Prishtinës për mbylljen e gropave.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo
Image