1 perditesime
Metro

Prishtina e Athina premtojnë bashkëpunim në fusha të ndryshme

Prishtina e Athina premtojnë bashkëpunim në fusha të ndryshme
Foto: Alban Bujari / KOHA
15:12

Prishtina e Athina premtojnë bashkëpunim në fusha të ndryshme

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti pas takimit me kryetarin e Athinës, Kostas Bakoyannis ka thënë se është diskutuar për reformat kryeqytetet që udhëheqin dhe pandeminë.

Ahmeti ka thënë se shteti grek ka ofruar mbështetje për Prishtinën.

Ai tutje ka shtuar se kanë diskutuar edhe për numrin e studentëve nga Kosova që jetojnë në Selanik.

“Është zgjedhur kryetar rishtazi. Ka jetuar në Prishtinë për një kohë të shkurtët më 2005 dhe ka shprehur dëshirën për ta vizituar Prishtinën. Athina e ka akropolisin dhe nuk mund të jenë ndërtesat më të larta sesa ai dhe më tha se nga viti 2005 pashkët ndërtuar shumë. Deri të premten do të flasim se si mund ta konkretizojmë bashkëpunimin”, ka thënë ai.

Bakoyannis në anën tjetër ka thënë se Prishtinën e ka në zemër.

“Prishtina është në zemrën time. Jam i lumtur që shoh rritjen e qytetit. Kishim një takim produktiv, patëm mundësinë t’i shpalosim agjendat. Ndamë një qëllim që t’i ndajmë traditat dhe kulturat”, ka thënë ai. “Pash shumë ndryshime, do ta shoh më shumë qytetin ditëve në vazhdim. Ajo çka nuk ka ndryshuar është që Prishtina vazhdon të jetë qytet i ri. Duhet të fokusoheni në një plan për të rinjtë”.

Në takim, Ahmeti ka thënë se, Kostas Bakoyannis e mbështet procesin e liberalizimit të vizave të Kosovës.

Ahmeti ka shtuar se kryetari i Athinës ka ofruar mbështetje edhe për procese të tjera ku është e përfshirë Kosova.

“Ashtu si shteti grek, edhe Bakoyannis ka ofruar gjithmonë mbështetjen për çdo gjë që mund të kemi nevojë. Janë përkrahës të procese të ndryshme në të cilin është përfshirë Kosova, përfshirë edhe procesin e liberalizimit të vizave”, ka thënë Ahmeti.

14:14

Ahmeti e pret homologun grek me përformancë muzikore

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, e ka pritur me performancë muzikore homologun grek Kostas Bakoyannis.

Grupi i instrumentalistëve janë vendosur para hyrjes së komunës, derisa të dy janë parë duke hyrë në ndërtesë ku pritet të nis takimi.

Pas takimit, në orën 15:00 është paralajmëruar konferencë për media.