Metro

Përderisa “i teprojnë” 34 milionë euro, Komuna e Prishtinës merr kredi të reja

Përderisa “i teprojnë” 34 milionë euro, Komuna e Prishtinës merr kredi të reja

Rrugë të pashtruara, gropa, mungesë të rrjetit të kanalizimit janë disa nga problemet më të mëdha në Prishtinë.

 

Rrugë të pashtruara, gropa, mungesë të rrjetit të kanalizimit janë disa nga problemet më të mëdha në Prishtinë.

Përderisa banorët e kryeqytetit po përballen çdo ditë me këto parregullsi, Komuna e Prishtinës ka lënë pa shfrytëzuar mbi 34 milionë euro të buxhetit të vitit të kaluar. Rreth 27 prej tyre janë nga investimet kapitale, ndërsa mbi 6 milionë të parapara për subvencione.