Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Një pjesë e lagjes “Sofalia” qe më shumë se 24 orë pa ujë

Një defekt në një pompë të Ujësjellësit “Prishtina” ka lënë qe më shumë se 24 orë pa ujë një pjesë të lagjes “Sofalia” në kryeqytet.

Shumë banorë të banesave të njohura si “Banesat e Latës”, përballë “Taukbahçes”, janë ankuar se një gjë e tillë po u ndodh shpesh. Ata kanë thënë se madje verës “më shumë s’kanë ujë, se që kanë”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Në qendër po i thërrasim. Më shpesh nuk lajmërohen se që lajmërohen. Edhe sa herë lajmërohen, japin arsyetime të ndryshme”, ka thënë një banore e kësaj lagje për KOHA.net.

E lidhur me këtë çështje, nga Ujësjellësi kanë thënë se pompa është dërguar për riparim, ndërsa stabilizimi i furnizimit me ujë për atë pjesë nuk pritet të rregullohet deri të shtunën.

“Në stacionin e pompave në Park, e cila funksionon çdo herë me tre pompa dhe bën shpërndarjen e ujit në zona të ndryshme, tash njëra pompë ka qenë në defekt prej mbrëmë prej së cilës pompë, ata e marrin sasinë e nevojshme me ujë. Pompa është dërguar për riparim. Nesër rregullohet besojmë paradite dhe fillon stabilizimi i furnizimit me ujë për atë pjesë”, ka thënë zëdhënësja Arieta Mjeku.

Qytetarët e kësaj lagje, në rrugën “Shpëtim Robaj”, edhe verën e shkuar ishin ankuar vazhdimisht për telashe me ujin e pijes.

https://www.koha.net/metro/225597/banoret-ne-shpetim-robaj-tash-e-nje-muaj-pa-uje/