Me rekomandim të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë nga nesër kalon në mësim online për dy javë pasi disa mësimdhënës dhe nxënës kanë rezultuar me koronavirus.
Pas testimeve të IKSHPK-së, në këtë shkollë me koronavirus janë konfirmuar shtatë mësimdhënës, një psikologe dhe 13 nxënës nga gjithsej 2953 nxënës dhe 127 mësimdhënës.
IKSHPK-ja po ashtu rekomandon stafin menaxhues të këtij institucioni arsimor, që të dezinfektojnë shkollën dhe të vazhdohet me aplikimin e masave higjieno-sanitare, si dhe të respektohen kriteret dhe rekomandimet e institucioneve shëndetësore, si dhe protokolli i reagimit i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (MASH).
Ministria e Shëndetësisë lidhur me çdo ndryshim të situatës epidemiologjike ka bërë të ditur se do të ketë njoftim në kohë reale.
