Metro

Mbrëmë u gjobitën 19 lokale të gastronomisë në Prishtinë që nuk po respektonin masat anti-COVID

 

(Kosova Press) - Të premten mbrëma, inspektorët sanitarë të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) bashkë me Policinë e Kosovës, gjatë inspektimeve në lokalet e gastronomisë nëse po respektohen masat anti-COVID-19, kanë shqiptuar 19 gjoba juridike, si dhe kanë larguar klientët në 24 lokale.

Zëdhënësi i AUV-it, Lamir Thaçi ka thënë se kanë intensifikuar kontrollet për mbikëqyrje të zbatimit të masave për COVID-19. Vetëm mbrëmë në regjion të Prishtinës u shqiptuan 19 gjobat.