Metro

Komuna e Prishtinës ndan 70 mijë euro për furnizim të bibliotekave me libra të rinj

Komuna e Prishtinës ndan 70 mijë euro për furnizim të bibliotekave me libra të rinj
 

Komuna e Prishtinës ka ndarë 70 mijë euro për furnizim të bibliotekave me libra për këtë vit.

Drejtori i Kulturës në Komunën e Prishtinës, Adrian Berisha tha në emisionin “038” të KTV-së se do të furnizohet me libra biblioteka “Hivzi Sylejmani” dhe se për këtë furnizim pritet të bëhet një thirrje publike për qytetarët në mënyrë që të marrin sugjerime nga ata se për çfarë libra ka nevojë biblioteka.