Metro

Ahmeti thotë se ka përfunduar konkursi për sallën sportive më të madhe në Kosovë

Ahmeti thotë se ka përfunduar konkursi për sallën sportive më të madhe në Kosovë
Foto: EO
 

Prishtinë, 23 shkurt (Ekonomia Online) - Në ceremoninë e Laureatëve të vitit 2020, kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, tha se ka përfunduar konkursi për sallën sportive, që siç thotë ai do të jetë salla më e madhe ne Kosovë, me rreth 5 mijë ulëse, raporton Ekonomia Online.

Ahmeti tha se pavarësisht situatës me pandeminë komuna është munduar, duke dyfishuar subvencionet për të ndihmuar sportistët dhe klubet.