Metro

Reduktime të ujit në disa pjesë në Prishtinë për shkak të turbullirave

Reduktime të ujit në disa pjesë në Prishtinë për shkak të turbullirave
 

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se do të ketë reduktime në furnizimin me ujë për shkak të turbullirës së krijuar për shkak të reshjeve të shiut.

Sipas njoftimit si pasojë e kësaj gjendjeje ka rritje të turbullirës në kanalin e Ibrit, që e bënë të pamundur trajtimin e ujit për pije konform standardeve dhe teknologjisë që ujësjellësi e posedon.