Metro

Dëmtohet një kabllo nëntokësore, banorët e lagjes “Arbëria” ankohen se u janë prishur pajisjet

Dëmtohet një kabllo nëntokësore, banorët e lagjes “Arbëria” ankohen se u janë prishur pajisjet
Foto: Ilustrim
 

Disa banorë të lagjes “Arbëria” në Prishtinë janë ankuar se shkaku i një defekti në rrjetin e energjisë elektrike sot, u janë prishur pajisjet shtëpiake.

Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala, ka njoftuar për KOHËN se bëhet fjalë për një prishje të një kablloje nëntokësore që e furnizon një pjesë të lagjes “Arbëria” në Prishtinë, me energji elektrike.