Pas PDK-së e Vetëvendosjes, gjobitet edhe LDK-ja për shkelje të masave

Pas PDK-së e Vetëvendosjes, gjobitet edhe LDK-ja për shkelje të masave
Në mesin e partive që sot Inspektorati i Prishtinës ka gjobitur është edhe Lidhja Demokratike e Kosovës. Kjo për mbajtjen e një tubimi në Prishtinë ku nuk janë respektuar masat anti-Covid.
LDK-ja është gjobitur me 2.000 euro.
Sot nga drejtori i Inspeksionit në Prishtinë, Adonis Tahiri, është njoftuar se edhe PDK-ja dhe Lëvizja Vetëvendosje janë gjobitur për shkelje të masave.

Gjobitet edhe Lëvizja Vetëvendosje me 2 mijë euro për mosrespektim të masave anti-Covid
Inspektorati i Prishtinës ka gjobitur edhe Lëvizjen Vetëvendosje për mosrespektim të masave në një tubim të mbajtur në Prishtinë.
Edhe ajo, njëjtë si PDK-ja, është gjobitur me 2000 euro.
Këtë e ka bërë të ditur drejtori i Inspeksionit në Prishtinë, Adonis Tahiri.

Inspeksioni në Prishtinë gjobit PDK-në me 2 mijë euro
Partia Demokratike e Kosovës ka marrë gjobë nga Inspektorati në Prishtinë për thyerjen e masave anti-Coivid.
Drejtori i Inspeksionit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri, përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se PDK-ja është gjobitur me 2000 euro.
“Zbatimi i masave dhe ruajtja e shëndetit publik, është obligim për të gjithë”, ka shkruar ai.
Partitë politike kanë filluar tubimet nëpër komuna ende pa filluar zyrtarisht fushata zgjedhore. Në fotografitë e postuara në rrjetet sociale shihen grumbuj personash afër njëri-tjetrit dhe pa maska.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Ahmeti gjobitet me 35 euro, po festonte ditëlindjen e dikush kishte lajmëruar se po mbahet ”dasmë”

Mbesin pa ujë të pijshëm banorët e rrugës “Haxhi Zeka” në Prishtinë

Rrënohet një mbindërtim ilegal në Prishtinë

Dyshohet për helmimin e disa qenve në Matiqan, tre të ngordhur

Shtohet numri i punëtorëve në kompaninë “Pastrimi”, shkak pandemia

Nis vaksinimi në Shtëpinë e të Moshuarve në Prishtinë, banorët nuk hezitojnë

“Termokosi” vazhdon furnizimin me ngrohje

Pandemia i lë jashtë funksionit shtëpizat prej druri në Gërmi

Mbledhja e mbeturinave "Derë më derë"

Nisin punimet për ndërtimin e çerdhes me bazë në komunitet në lagjen “Dardania”

Ujësjellësi “Prishtina” po përballet me mungesë të stafit për shkak të pandemisë
