Arbëri

Shpërthen gypi i ujit, lagjja “Dardania” në Prishtinë mbetet pa ujë

Descriptive Text

Kompania e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se ka shpërthyer një gyp në lagjen “Dardania” në Prishtinë.

“Në orët e hershme të mëngjesit të ditës së sotme, ka pëlcitë gypi i ujit fi 200 mm në rrugën" Garibaldi " në lagjen " Dardania" në Prishtinë. Ekipet teknike janë në vendngjarje”, thuhet në njoftim.

Ujësjellësi njofton se pa ujë të pijshëm është lagjja " Dardania" në Prishtinë ndërkaq nuk dihet ende se sa do të zgjasë sanimi.