Mjeku: Nga mbrëmë niveli i ujit në Liqenin e Batllavës është rritur për 1 metër
Pas reshjeve të dendura amosferike ditëve të fundit, në liqenin e Badovcit dhe i Batllaves është rritur niveli i ujit.
Premium
Pas reshjeve të dendura amosferike ditëve të fundit, në liqenin e Badovcit dhe i Batllaves është rritur niveli i ujit.
Në një lidhje direkte në emisioni Sot të KTV-së, zëdhënësja e KRU Prishtina, Arjeta Mjeku, ka thënë se më datën 9 janar niveli i ujit në Liqenin e Badovcit kishte ngritje prej 50 centimetra, kurse në Liqenin e Batllaves rreth 82 centimetra.
Kurse sipas saj, gjatë ditës së sotme, në Batllavë nga ora 12 e natës ka ngritje të nivelit të ujit prej 1 metër.
“Çdo 30 minuta kemi ngritje të nivelit të ujit në Liqenin e Batllavës prej 20 centimetra. Ardhjet në këtë liqen janë shumë të larta, shpresojmë të kemi kaperderdhje. Ne nuk mund të përcaktojmë sa është rritur deri tash edhe sa do të rritet deri nesër”, ka thënë ajo.
Ajo ka thënë se ekipet e ujësjellësit dhe kanalizimit janë në terren për te rregulluar kanalizimet,.
“Dy puse në Fushë Kosovë janë larguar nga përdorimi, për shkak të dyshimit për kualitetin e ujit”, ka thënë ajo.