Shiu dhe punimet që po kryhen për ndërtimin e parkingut nëntokësor, kanë bërë që të ketë shembje të rrugës në oborrin e Fakultetit Filologjik.
Nga fotot që ka siguruar KOHA, shihet se në një vend rruga para fakultetit është ndarë në dysh nga shembja e madhe.
Parkingu nëntokësor po ndërtohet në hapësirën e gjelbër para Fakultetit Filologjik.