Arbëri

Bllokohet Prishtina, kolona të gjata në rrugë

Descriptive Text

Kolona të gjata të veturave janë shkaktuar në mesditën e së mërkurës në rrugën që lidh unazën në hyrje të Prishtinës nga Fushë Kosova me rrethin në drejtim të lagjes “Veternik”.

Që nga Stacioni i Autobusëve e deri te rrethi që dërgon në drejtim të “Veternikut” veturat po bëjnë fare pak lëvizje në kolonën e gjatë.

Kolonat kanë zgjuar reagim të qytetarëve që kanë dërguar fotografi në adresën e KOHA.net.

Mësohet se ardhja e ministrit të Jashtëm të Italisë, Luigi Di Maio, dhe përcjellja e tij nga aeroporti për në Prishtinë, dhe për në aktivitetet tjera, është shkaktare për kolonat që kanë bllokuar Prishtinën.

{gallery}