Metro

KRUP-i bën thirrje të paguhen borxhet

 

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, u bën thirrje të gjithë konsumatorët në zonën e shërbimit, Prishtinë, Fushë Kosovë, Lipjan, Podujevë, Obiliq, Shtime, Drenas dhe Graçanicë që brenda 15 ditësh, duke filluar nga dita e sotme, t’i përmbyllin obligimet e tyre financiare për shërbime të ujësjellësit dhe kanalizimit për vitin 2020, me theks të veçantë sektori i amvisërisë dhe bizneseve të vogla e të mëdha.

“Konsumatorët kanë obligim ligjor që, të paguajnë faturat mujore si dhe borxhin e akumuluar të ujit të shpenzuar”, thotë KRU Prishtina.