Metro

KRU “Prishtina” paralajmëron ndërprerje të furnizimit me ujë në lagjen “Bregu i Diellit” dhe “Matiqan”

KRU “Prishtina” paralajmëron ndërprerje të furnizimit me ujë në lagjen “Bregu i Diellit” dhe “Matiqan”
Foto: FB
 

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se nëse vazhdon mungesa e energjisë elektrike në lagjen “Bregu i Diellit” të Prishtinës, do të ketë edhe ndërprerje të furnizimit me ujë, në atë lagje dhe në "Matiqan". 

KRU ka sqaruar se për shkak të problemeve të krijuara nga palë të treta, shpeshherë vjen edhe deri te çrregullimi i sistemit të furnizimit me ujë të pijshëm.