Metro

PDK në Prishtinë kërkon zbatimin e vendimit për lirimin nga pagesa në trafikun urban gjatë dimrit

PDK në Prishtinë kërkon zbatimin e vendimit për lirimin nga pagesa në trafikun urban gjatë dimrit
Foto: Ilustrim

Dega e PDK-së në Prishtinë, ka kërkuar që sa më shpejtë të nisë së zbatuari vendimi i Kuvendit Komunal i datës 11 nëntor, i cili parasheh lirimin nga pagesa për të gjithë qytetarët e Prishtinës që shfrytëzojnë trafikun urban, nga nëntori deri në mars.

Asambleisti Leotrim Retkoceri  tha se kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, e ka për obligim zbatimin e vendimeve të Kuvendit.