Metro

20 punëtorë të Trafikut Urban kanë qenë të infektuar me koronavirus, thotë drejtori Rexhepaj

20 punëtorë të Trafikut Urban kanë qenë të infektuar me koronavirus, thotë drejtori Rexhepaj
Foto: KOHA

Drejtori i Trafikut Urban, Lulzim Rexhepaj, ka njoftuar se që nga fillimi i pandemisë 20 punëtorë janë infektuar me koronavirus. Rexhepaj thotë se numri i ulët i të infektuarve te Trafiku Urban është edhe fal fatit, por edhe sipas tij, përkujdesit tejet të madh për t’i zbatuar masat anti-COVID.

“Deri më tash kanë qenë 20 punëtorë të infektuar dhe këtu dua të theksoj se kemi qenë me fat, sigurisht ka ndikuar edhe përkujdesi tejet i madh për t’i zbatuar masat anti-Covid dhe kjo e ka parandaluar një përhapje të shpejtë të infeksionit”, ka thënë Rexhepaj për EkonomiaOnline.