Metro

Ahmeti: 50 euro për të prekurit me virus e 100 për pensionistët, vendimi më 25 nëntor

Ahmeti: 50 euro për të prekurit me virus e 100 për pensionistët, vendimi më 25 nëntor

Kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se më 25 nëntor do të merret vendimi që të prekurve me COVID-19 t’u ndahen nga 50 euro.

“Sot, në takim me partitë politike në Kuvendin Komunal të Prishtinës u dakorduam se vendimi për ndihmën prej 50 euro për të infektuarit me virus do të merret në mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit, të mërkurën me 25 nëntor, 2020”, ka shkruar Ahmeti.