Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Nushi: Hotelet mund të përdoren si spitale të përkohshme për trajtimin e të infektuarve me COVID-19

Nënkryetari i Prishtinës, Muhedin Nushi, ka thënë se numri i të infektuarve me Coronavirus në Kosovës do të vazhdojë të rritet ditëve në vazhdim.

Tutje, ai shtoi se 40 për qind e të infektuarve në nivel vendi është numër i madh krahasuar me vendet e tjera.

Sipas tij, e vetmja mundësi e mbrojtjes nga ky virus është mbajtja e distancën dhe vendosja e maskës.

Nushi shtoi se shtabi i përgjithshëm në nivel qeveritar me atë komunal duhet të bëjnë përzgjedhjen e hoteleve ose vendeve të tjera ku do të mund të shtroheshin personat e infektuar.

“Në shtete të tjera po selektohen edhe hotelet për të shërbyer si spitale të përkohshme. Pse kjo të mos aplikohet edhe në Kosovë. Mendoj se shtabi i përgjithshëm në nivel qeveritar me atë komunal që të bëjë përzgjedhjen e këtyre hoteleve ose vendeve të tjera ku do të mund të strehohen ose të vendosen personat e infektuar. Çështja më kryesore është që kapacitetet shëndetësore vetëm në QKUK duke përfshirë edhe klinika të tjera si ajo e Pulmologjisë mund të jenë të stërmbushura dhe duhet të gjendet rrugëdalje nga kjo situatë e cila nuk do të jetë e lehtë dhe e shkurtër”, shtoi ai.

Nënkryetari Nushi tha se kanë nevojë për furnizim me barna dhe vaksina kundër gripit sezonal.

Edhe Parashihet rritje e rasteve me koronavirus, bëhet thirrje për vaksinim Arbëri Parashihet rritje e rasteve me koronavirus, bëhet thirrje për vaksinim

“Ne kemi nevojë për furnizime vazhdimisht. Tashmë me barna jemi të furnizuar mirë por që duhet të furnizohet Qendrat e Mjekësisë Familjare. Por nuk jemi të furnizuar me vaksina kundër gripit sezonal. Ende nuk kemi furnizim nga niveli qendror”.

Nushi potencoi se është mbyllur Drejtoria e Urbanizimit dhe janë anuluar takimet me qytetarë, raporton EO.

Ai tha se edhe në Drejtorin e Arsimit ka të infektuar me koronavirus, mirëpo shërbimet vazhdojnë vetëm në raste emergjente.