Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se kanë ndarë pesë milionë euro për t’u dalur në ndihmë bizneseve të vogla në kryeqytet.
Ahmeti ka bërë me dije se gjithashtu kanë ndarë një fond prej 100 mijë eurosh për mediat që operojnë në Prishtinë. Ai ka shtuar se procesi i ndarjes së granteve do të jetë transparent në formë elektronike.
“Raportimi dhe gazetaria janë tepër të rëndësishme dhe vështirësitë financiare nuk mund të jenë arsye e mbylljes për shumicën prej tyre në këtë kohë. Komisioni për ndarjen do të jetë me shumicë nga vetë përfaqësuesit e këtij grupi me përfaqësuesit e të cilëve jam takuar javën e kaluar”, ka shkruar Ahmeti.
Artikuj të ngjashëm
-
Komuna e Prishtinës do të ndajë 170 mijë euro për projektet e kulturës
-
Nga 1 deri më 8 dhjetor mediat në Prishtinë mund të aplikojnë për grante
-
Ndahen 400,000 euro për fermerët e Prishtinës
-
Ahmeti: Mbi 500 biznese kanë aplikuar për grante në më pak se dy orë
-
Nga sot në komunën e Prishtinës nis zbatimi i 5 milionë eurove për bizneset