Arbëri

500 euro gjobë për kompaninë e ndërtimit në Prishtinë që nuk vendosi masat e sigurisë

Një kompani ndërtimi është gjobitur nga inspektorët e Komunës së Prishtinës.

Gjoba prej 500 eurove iu shqiptua meqë në vendpunishte nuk kishte vendosur masat e sigurisë, të cilat janë të detyrueshme.

Këtë e ka bërë të ditur kryeinspektori i Komunës së Prishtinës, Adonis Tahiri.

Derisa ka njoftuar për gjobën e vënë ndaj kompanisë, thotë edhe se masat e sigurisë në vendpunishte janë obligative.

“Masat e sigurisë në vendpunishte janë obligative. Mosrespektimi i vendimeve është i dënueshëm! Gjobë për investitorin - gjobë për punëkryesin”, ka shkruar Tahiri.