Komuna e Prishtinës ka njoftuar se gjatë së hënës do të fillojë procesi i deratizimit vjeshtor, apo eleminimi i brejtësve, i rrjetit të kanalizimit, bodrumeve dhe garazheve publike në lagjet e Prishtinës.
Kryetari i komunës, Shpend Ahmeti, ka shkruar në Facebook se ky proces ka për qëllim ruajtjen e shëndetit të përgjithshëm të qytetarëve përmes zvogëlimit dhe mbajtjes nën kontroll të numrit të brejtësve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi ka ftuar banorët e Prishtinës të bashkëpunojnë në këtë proces, duke e quajtur shumë të rëndësishëm.
“Kërkojmё qё t'i hapni dyert e podrumeve dhe garazhave në mënyrë që të sigurohet qasje e lehtë në këto hapësira, derisa monitorimi i këtij procesi do të jetë i vazhdueshëm nga ana jonё”, ka shkruar Ahmeti.