Arbëri

Lagjja “Bregu i Diellit” mbetet pa ujë, shkak dëmtimi i një gypi

Kompania Rajonale e Ujësjellësit "Prishtina”, ka deklaruar se sot nga ora 17:45, lagjja “Bregu i Diellit” në Prishtinë ka mbetur pa ujë. Kjo ka ndodhur si pasojë e dëmtimit të një gypi nga kontraktorë të KEDS-it, saktësisht në afërsi të Ambulantës.

KRU thotë përmes komunikatës se ekipet e mirëmbajtjes janë në vendin e ngjarjes dhe po merren me sanimin e gypit.

“Se sa do zgjasë sanimi, varet nga natyra e dëmtimit. Kërkojmë mirëkuptim”, thuhet në komunikatën e tyre.