KRU “Prishtina” ka njoftuar se për shkak se ka pëlcitur gypi i ujit, një pjesë e lagjeve “Dardania” dhe “Lakrishte” në Prishtinë kanë mbetur pa ujë të pijshëm që në orët e hershme të mëngjesit.
“Sot rreth orës 06:00 ka pëlcitë gypi i ujit me diametër fi 80 në lagjen Dardania në Prishtinë. Si pasojë e këtij dëmtimi, pa ujë të pijshëm janë një pjesë e lagjes Dardania dhe Lakrishte”, thuhet në komunikatë.
Ekipet e mirëmbajtjes janë në vendin ku ka dëmtime dhe po merren me sanimin.