Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Dëmtohet gypi i ujit në Prishtinë, mbesin pa ujë të pijshëm “Dardania” dhe “Lakrishtja”

KRU “Prishtina” ka njoftuar se për shkak se ka pëlcitur gypi i ujit, një pjesë e lagjeve “Dardania” dhe “Lakrishte” në Prishtinë kanë mbetur pa ujë të pijshëm që në orët e hershme të mëngjesit.

“Sot rreth orës 06:00 ka pëlcitë gypi i ujit me diametër fi 80 në lagjen Dardania në Prishtinë. Si pasojë e këtij dëmtimi, pa ujë të pijshëm janë një pjesë e lagjes Dardania dhe Lakrishte”, thuhet në komunikatë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ekipet e mirëmbajtjes janë në vendin ku ka dëmtime dhe po merren me sanimin.