Arbëri

Marrëveshje mirëkuptimi për zbatimin e projektit për krijimin e “Kopshteve vertikale” në Prishtinë

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Muhedin Nushi ka nënshkruar Marrëveshje Mirëkuptimi me Fondin për Zhvillim Komunitar (CDF) dhe Rrjetin e Edukatorëve Bashkëmoshatarë (PEN) për zbatimin e projektit për krijimin e “Kopshteve vertikale”, bën të ditur Komuna.

Ndotja e ajrit mbetet sfidë e madhe sidomos në zonat urbane dhe projekti i “Kopshteve vertikale” parasheh mbështjelljen e shtyllave të urës në hyrje të Prishtinës që do të ndihmojë rritjen e cilësisë së ajrit në qytet.

Në të njëjtën kohë, do të shërbejë për vetëdijësimin e rëndësisë për të investuar dhe për t’u kujdesur që të kemi një ambient të pastër e të shëndetshëm.

Nushi ka falënderuar Fondin për Zhvillim Komunitar (CDF) dhe Rrjetin e Edukatorëve Bashkëmoshatarë (PEN) për këtë iniciativë të veçantë për Prishtinën.

{gallery}