Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Muhedin Nushi ka nënshkruar Marrëveshje Mirëkuptimi me Fondin për Zhvillim Komunitar (CDF) dhe Rrjetin e Edukatorëve Bashkëmoshatarë (PEN) për zbatimin e projektit për krijimin e “Kopshteve vertikale”, bën të ditur Komuna.
Ndotja e ajrit mbetet sfidë e madhe sidomos në zonat urbane dhe projekti i “Kopshteve vertikale” parasheh mbështjelljen e shtyllave të urës në hyrje të Prishtinës që do të ndihmojë rritjen e cilësisë së ajrit në qytet.
Në të njëjtën kohë, do të shërbejë për vetëdijësimin e rëndësisë për të investuar dhe për t’u kujdesur që të kemi një ambient të pastër e të shëndetshëm.
Nushi ka falënderuar Fondin për Zhvillim Komunitar (CDF) dhe Rrjetin e Edukatorëve Bashkëmoshatarë (PEN) për këtë iniciativë të veçantë për Prishtinën.
{gallery}
-
Qeveria miraton nismën për lidhjen e marrëveshjes për zgjerim të ngrohjes qendrore në Prishtinë
-
Komuna ndërron qasje: pret leje vetëm për infrastrukturë nëntokësore në “Xhorxh Bush”
-
Kryeqyteti e Ministria e Infrastrukturës me marrëveshje për “shkarkim të trafikut”
-
Nënshkruhen marrëveshjet për efiçiencë të energjisë në ndërtesat publike në Prishtinë
-
MMPHI do t’i mirëmbajë gjatë dimrit rrugët lokale në komunat veriore