Arbëri

Batllava dhe Badovci nën nivelin e shkapërderdhjes

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, njofton se liqeni i Batllavës dhe i Badovcit janë nën nivelin e shkapërderdhjes.

“Të bukur e të pastër e kemi natyrën! Të bukura i kemi edhe liqenet akumuluese sipërfaqësore Batllava e Badovci. Niveli i ujit në liqenin e Batllavës është 3.87 m nën kuotën maksimale, ndërsa niveli i ujit në liqenin e Badovcit është 9.70 m nën nivelin e shkapërderdhjes”, njofton KRUP-i.

KRUP-i tutje bën thirrje të kurset e të ruhen burimet ujore.

“T'i ruajmë dhe mbrojmë burimet ujore! Janë pasuria e së ardhmes! Çdo pikë uji ka vlerë!. Kurseni dhe paguani që ta kemi çdoherë!”, përfundon thirrja.