Metro

KEDS-i lë gjysmën e Prishtinës pa rrymë, thotë se kryen punime në një nënstacion

KEDS-i lë gjysmën e Prishtinës pa rrymë, thotë se kryen punime në një nënstacion

Duke nisur nga ora 23:00 të shtunën e 12 shtatorit, e deri në mëngjesin e së dielës, një pjesë e konsiderueshme e Prishtinës do të mbetet në terr, ka bërë të ditur kompania e Shërbimeve të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS), që ka njoftuar se në këtë interval kohor do të zhvillohen punime në nënstacionin “Prishtina 2”.

“Konsumatorët që furnizohen nga ky nënstacion (daljet e këtij nënstacioni) do të kenë ndërprerje të energjisë elektrike në intervalin kohor të cekur më lartë”, ka njoftuar KEDS-i.