Metro

Prishtina para dhe gjatë orës policore

Është ora 21:00 dhe Prishtina, përkatësisht kafenetë e saj, janë plot.

Edhe pse në një situatë të pazakontë për dallim nga verat e tjera si pasojë e koronavirusit, pijet, duhani e bisedat kanë shoqëruar kryeqytetasit e vizitorët e tjerë gjatë natës në Prishtinë. Por, të rinjtë që pjesë së rutinës gjatë kësaj kohe kanë pasur kafenetë, thonë se virusi ka zbehur shijen që Prishtina ua ofron atyre.