Arbëri

Trafiku Urban njofton se s’do të lejojë më shumë se 25 udhëtarë në autobusë

Foto: Koha / ilustrim

Trafiku Urban njofton se me fillimin e vitit të ri shkollor do të rriten kërkesat për udhëtim, megjithatë, bazuar në vendimet e Qeverisë së Kosovës që janë në fuqi, s’do të lejojë më shumë se 25 udhëtarë në autobusë.

“Derisa nga institucionet e vendit është në fuqi vendimi për mbajtjen e distancës, jemi të obliguar, sikur edhe deri më tani, që autobusët tanë të udhëtojnë me numër të kufizuar të udhëtarëve”, njofton Trafiku Urban.

“Me fillimin e vitit shkollor, do të rriten shumë më tepër kërkesat për udhëtim, andaj për këtë arsye e kërkojmë mirëkuptim e qytetarëve se duke u bazuar në Vendimin e Qeverisë dhe kapacitetin e brendshëm të autobusit, nuk mund të lejohen më tepër se 25 udhëtarë”, theksohet në thirrje e Trafiku Urban, duke kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve.

 

Thirrje për mirëkuptim! Derisa nga institucionet e vendit është në fuqi vendimi për mbajtjen e distancës, jemi të...

Posted by Trafiku Urban Prishtinë on Friday, September 11, 2020