Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar qytetarët që sot nuk kanë pasur ujë gjatë ditës, se kur të vije uji t’i mbajnë të hapura çezmat.
Kjo për shkak se uji mund të vijë i turbullt.
“Ju që sot keni ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm për shkak të punimeve në gypin e çelikut të Badovcit, ju informojmë paraprakisht që në momentin e parë kur uji fillon të vijë në krojet tuaja, ju lutemi që ato t'i leni hapur, sepse për shkak të punimeve uji mund të jetë i turbullt vetëm në fillim”, njofton KRUP-i.
KRUP, thotë “leni krojet hapur deri në kthjelltësinë e ujit”.
“Asgjë nuk është shqetësuese”, thuhet tutje në njoftim.
-
KRU “Mitrovica”: Uji të mos përdoret për pije deri në njoftim të radhës
-
KRU “Mitrovica” apelon te konsumatorët që uji të mos përdoret për pije
-
KRU “Prishtina” njofton se në këtë orar do të ketë sot ujë në Fushë-Kosovë e Obiliq
-
Priten probleme me ujin e pijshëm për shkak të reshjeve
-
Drenasi mbetet pa furnizim me ujë të pijshëm