Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

“Bregu i Diellit”, tash e 13 orë pa energji elektrike

Banorët e lagjes “Bregu i Diellit” në Prishtinë kanë mbi 13 orë pa energji elektrike për shkak të punimeve që po bëhen aty.

Shumë prej tyre i janë ankuar KOHËS se kanë mbetur në errësirë edhe pas kohës kur ishte paraparë të rikthehej energjia elektrike në këtë lagje.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Banorët ishin njoftuar nga KEDS-i se për shkak të punimeve do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike nga ora 09:00 deri në orën 21:00, mirëpo edhe një orë e gjysmë pas këtij termini, rrymë nuk ka.

KOHA ka provuar të kontaktojë me zëdhënësin e KEDS-it, Viktor Buzhala, por pa sukses. Nuk u lajmërua.