Analizat serologjike të kryera para se të fillojë puna në çerdhet në Prishtinë kanë treguar se shumica e edukatoreve në një çerdhe kanë pasur koronavirusin më herët, ka njoftuar kryetari i kryeqytetit, Shpend Ahmeti.
Në një postim në Facebook, Ahmeti, duke mos treguar për cilën çerdhe bëhet fjalë, ka thënë se tani ajo është e sigurt.
Ai ka shtuar se ky rezultat “bashkë me studimet tjera do të na ndihmojë ta kuptojmë përhapjen në Prishtinë”.
Prishtina është qyteti më i prekur nga koronavirusi në Kosovë. Nga 11 mijë e 200 rastet pozitive në vend, kryeqyteti ka regjistruar 3617, sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë. Në kryeqytet, kanë vdekur 51 persona si pasojë e COVID-19.
-
Gati gjysma e qytetarëve të Prishtinës kanë qenë të infektuar me koronavirus
-
Prishtina me 1090 të infektuar aktivë me koronavirus, Ahmeti bën thirrje të mos nënvlerësohet virusi
-
61 të infektuar me COVID-19 në Prishtinë që nga 2 qershori
-
Ahmeti: Kemi pritur numër më të madh të rasteve me COVID-19
-
10 rastet me koronavirus në Prishtinë, kontakte të një personi- priten rezultatet e mbi 100 të testuarve