Është rritur numri i të vdekurve në Komunën e Prishtinës në vitin 2020 në krahasim me shifrat e një viti më herët. Në një raport të ndërmarrjes publike “Hortikultura” shihet se për tre muajt e fundit janë kryer 214 varrime, 26 më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit të shkuar.
Raporti po ashtu tregon se vetëm në korrik janë kryer 96 varrime në kryeqytet, apo 31 më shumë se në korrikun e 2019-s. Në maj dhe qershor sivjet janë kryer nga 59 varrime, ndërsa një vit më herët, në maj ishin kryer 57 varrime e në qershor 66. Më 2019 në tre muajt në fjalë ishin kryer 188 varrime.
Raporti po ashtu thekson se ngritja e rasteve të varrimeve vjen për shkak të situatës pandemike të krijuar në vend. Për tre muajt e fundit, raporti tregon se janë kryer 22 varrime të të vdekurve nga COVID-19 në kryeqytet.
Si pasojë e pandemisë COVID-19, në Kosovë deri tash janë regjistruar 365 vdekje. Kësaj liste i prin kryeqyteti. Në raportin e datës së 9 gushtit, në kryeqytet ishin të regjistruar 44 vdekje deri tash.
Në Kosovë janë regjistruar 10795 raste pozitive me koronavirus deri tash.

-
Në dy javët e fundit në Kosovë një person vdiq nga COVID-19 e u regjistruan 67 raste pozitive
-
Mbi 9,000 raste aktive me COVID-19 në Prishtinë
-
Prishtina prin me COVID-19, gjashtëfish më shumë raste se komuna e dytë
-
Bie numri i rasteve aktive me COVID-19 në Prishtinë
-
Mbi 2,500 raste aktive me COVID-19 në Prishtinë