Metro

Nënshkruhet memorandum për trajtimin e ujërave të zeza në kryeqytet

Nënshkruhet memorandum për trajtimin e ujërave të zeza në kryeqytet
Foto: MEA

Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi sot bashkë me U.D. kryeshefin e KRU “Prishtinës”, Sokol Xhafa, kanë nënshkruar Memorandumin e Mirëkuptimit për Projektin e Trajtimit të Ujërave të Zeza në Prishtinë.

Siç njofton kumtesa, qëllimi i këtij memorandumi është rregullimi i detyrave dhe përgjegjësive të palëve nënshkruese për implementim të plotë dhe të suksesshëm të projektit për trajtimin e ujërave të zeza në Prishtinë dhe përreth.