Arbëri

Lëvizje të pakta mëngjesin e Kurban Bajramit në sheshet e Prishtinës

Sot kur në të gjithë botën besimtarët myslimanë kremtojnë festën e Kurban Bajramit, në sheshet e Prishtinës në mënyrë të pazakonshme ka aq pak njerëz.

Një pamje e rrallë për kryeqytetin që në festa ka më tepër lëvizje.

Qytetarët që u panë këtë mëngjes në sheshin “Nënë Tereza” po respektonin rekomandimet dhe po mbanin maska.

Kujtojmë se për shkak të masave për parandalimin e përhapjes së Covid-19, u ndalua falja e namazit të Kurban Bajramit në të gjitha xhamitë e Kosovës.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=44&v=55GsFzZ8tFc&feature=emb_logo